Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi shpërthimi, njësiti antibombë shkon në oborrin e spitalit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi shpërthimi, njësiti antibombë shkon në oborrin e spitalit

    Insajderi
    30 April 2025 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak më parë ShSKUK njoftoi se sot në parkingun e administratës së QKUK’së është dëmtuar vetura private e U.D. të drejtorit të QKUK’së, Osman Hajdari, që ka qenë e parkuar aty.

    Tashmë njësiti antibombë i Policisë së Kosovës ka shkuar në oborrin e QKUK’së.

    Insajderi sjell pamje nga atje:

    Në njoftim thuhet se dëmtimi ka ndodhur në rrethana të panjohura në kohën kur po bëheshin përgatitjet për të filluar mbledhja e bordit.

    Lidhur me rastin detaje, kanë dhënë nga policia ku thuhet se nuk ka të lënduar.

    “Rreth orës 10:00, është pranuar informata lidhur me dyshimet për një shpërthim në një veturë në parkingun e QKUK-së.  Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, thuhet në përgjigjen e policisë dhënë Insajderit.

    Policia me të gjitha njësitë relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

    Përmes njoftimit bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në parkingun e administratës së QKUK’së dhe në rrethana të panjohura, shkruan Insajderi.

    Sot, në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndodhur një incident që përfshin dëmtimin e veturës private të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, e parkuar në parkingun e administratës.

    Dëmtimi ka ndodhur në rrethana ende të panjohura, në kohën kur po bëheshin përgatitjet për fillimin e mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), e cila ishte paraparë të mbahej në hapësirat e administratës qendrore të ShSKUK-së.

    Për incidentin janë njoftuar menjëherë organet kompetente, përfshirë Policinë e Kosovës, e cila tashmë ka filluar procedurat e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

    ShSKUK shpreh shqetësim dhe keqardhje lidhur me rastin, duke ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritetet përkatëse”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark