Agjencia e lajmeve Anadolu ka filmuar nga ajri zonën ku regjimi i Bashar al Asadit kreu sulmin me armë kimike në rajonin Han Shejhun, në qytetin Idlib të Serisë. Pika e goditur vërehet më qartë në pamje se është një pikë grumbullimi, që shërbente si depo e drithërave.
Pas masakrës me armë kimike të kryer nga regjimi i Asadit më 4 prill, ku humbën jetën më shumë se 100 civilë dhe u ndikuan mbi 500 personave nga gazi helmues sarin, kjo agjenci ka realizuar pamje nga ajri në rajonin Han Shejhun.
Në pamjet ku Han Shejhun të kujton një “qytet fantazmë” kuptohet se është e shkatërruar një pjesë e pikës së grumbullimit të drithërave, e cila ndodhet pranë një hapësire të madhe banimi me një afërsi deri në 50 metra.
Rusia dhe regjimi i Asadit kishin pretenduar se vendi ku janë hedhur bombat kimike ishin depo të armëve kimike të opozitarëve.
Por në pamjet e filmuara nga ajri vërehet se depot ndodhen në një hapësirë ku mund të shikohen lehtësisht nga populli, dhe se përreth tyre nuk ka ndonjë mur të madh ku dhe në shumë vende muret e ulëta janë të hapura dhe të shembura.
Në pamje gjithashtu në vendin e bombarduar nuk vërehet as ndonjë mjet ushtarak i mbetur nga opozitarët, ndonjë pikë kontrolli apo ndonjë shenjë të ngjashme.
Në intervistat që gazetarët e AA-së kanë kryer një ditë pas sulmit në rrugën ku ndodhen depot e drithërave, banorët e lagjes kishin shpjeguar se strukturat e qëlluara ishin depo drithërash dhe nuk kishin parë aty opozitarë ushtarakë. Ndërsa banorët nga rajoni Han Shejhun të strehuar në kampin Atme në kufirin me Turqinë kishin theksuar se depot ishin sulmuar edhe më parë, ku për këtë arsye nuk janë në përdorim, dhe se ishin kryer përpjekje për t’i vënë në funksion si furra buke në ndërtesat njëkatëshe.
[arve url=”http://aa.com.tr/uploads/VideoGallery/2017/04/08/f858f029f3560e9d52c8bd9e7e0f9641.mp4″/]