Pamje nga vrasja e vëllait të Talo Çelës nga Nuredin Dumani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga vrasja e vëllait të Talo Çelës nga Nuredin Dumani

    Insajderi
    30 March 2022 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Abc News ka publikuar foton e momentit të vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, i ekzekutuar nga Nuredin Dumani, i cili u arrestua mbrëmjen e së martës.

    Bujar Çela u vra në në 19 shtator të vitit 2020 nga Nuredin Dumani rreth orës 05:45 të mëngjesit, ndërsa ishte duke pirë kafe në një lokal në fshatin Bradashesh në Elbasan.

    Bujar Çela në atë kohë 62-vjeç punonte si taksist në të zezë.

    Vrasja e Bujar Çelës u bë nga Nuredin Dumani në një distancë të afërt, i cili kishte marrë urdhër për ta ekzekutuar nga Endrit Alibej.

    Që prej këtij momenti filloi dhe lufta e ashpër mes Dumanit dhe Talo Çelës të cilët dikur ishin miq të ngushtë, madje pjesë e një bande që grabitën dhe eurot në Rinas.

    Kujtojmë që një ditë më parë u arrestua Nuredin Dumani në një apartament në Fier, ku u gjet i plagosur pas një përplasjeje me armë në fshatin Papër në Elbasan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark