Një zjarr i rëndë ka pushtuar sërish Londrën. Kësaj here, ka rënë në zonën e quajtur “Camden Market”, e cila është një nga atraksionet turistike më të preferuara të vendit.
Më shumë se 70 zjarrfikës, kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të normalizuar gjendjen.
Nga njoftimet e para është bërë me dije se 3 kate dhe tarraca e një ndërtese janë përfshirë pothuajse krejtësisht në flakë. Për sa i përket të lënduarve, ende nuk ka asnjë informacion.