Insajderi
Lajme

PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës

Insajderi
18 April 2026 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
PAMJE/ Rivarroset në Prekaz të Epërm, Sinan Dauti i zhdukur gjatë luftës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj, është organizuar ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur gjatë luftës.

Sinan Dauti me 12 prill 1999 ishte plagosur rëndë nga forcat serbe dhe dy ditë më pas ndërroi jetë në Mitrovicë, si pasojë e plagëve.

 Gjatë këtyre viteve familja nuk kishte asnjë informacion për fatin dhe vendndodhjen e tij.

Në rivarrimin e tij po marrin pjesë familjarë, ministra, u.d, presidentja Albulena Haxhiu e përfaqësues komunal.

Ceremonia e rivarrimit u organizua sipas kërkesës së familjes, me përkrahje të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komunës së Skenderajt./EO/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark