Insajderi
Lajme

Pamje të aeroplanit ushtarak gjerman duke bërë xhiro në qiellin e Prishtinës

Insajderi
09 December 2025 - 16:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje të aeroplanit ushtarak gjerman duke bërë xhiro në qiellin e Prishtinës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fotografi Arben Llapashtica ka publikuar një video të aeroplanit gjerman ushtarak që për orë të tëra nuk arriti të aterojë në Prishtinë. Atij iu desh të aterojë në Shkup.

“Shume scary qe sa kohe eshte tu ba xhiro ky aeroplan mbi Prishtine. Pse si thot kulla atero ne Shkup se so reni mu largu mjegulla”, ka shkruar Llapashtica.

Në komunikatën zyrtare të aeroportit “Adem Jashari” thuhet se problem ka qenë tek fluturakja.

“Në rastin konkret, fluturakja në fjalë nuk ka qenë e certifikuar për operime në CAT III B, dhe për pasojë nuk ka përmbushur kërkesat teknike për të realizuar aterrim në kushte të dukshmërisë së ulët, ndonëse aeroporti i Prishtinës e ka pasur kapacitetin teknik për ta mundësuar atë. Fluturakës në fjalë sipas kërkesave të ekupiazhit të saj, i janë dashur minimum 550 metra dukshmëri për aterrim, kushte të cilat aktualisht nuk mbizotrojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës”, thuhet në komunikatë.

“Prandaj, pamundësia për aterrim nuk ka qenë si pasojë e kufizimeve të aeroportit, por për shkak të mungesës së certifikimit të nevojshëm nga ana e operatorit ajror për procedura CAT III B”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark