Pamje të krizës së urisë, brazilianët kërkojnë ushqim në mbetjet e kockave të kafshëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje të krizës së urisë, brazilianët kërkojnë ushqim në mbetjet e kockave të kafshëve

    Insajderi
    04 October 2021 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fotografitë tronditëse të brazilianëve të varfër që kërkojnë copëza mishi për ushqim te eshtrat e kafshëve, kanë nxjerrë në pah krizën e urisë, duke shkatërruar kombin më të populluar të Amerikës Latine, ku miliona njerëz janë zhytur në mjerim nga pandemia e coronavirusit.

    Imazhet, të marra në Rio javën e kaluar nga fotoreporteri Domingos Peixoto, tregojnë njerëzit duke kërkuar për copëza ushqimi në pjesën e pasme të një kamioni që kishte tarnsportuar të brendshmet dhe eshtrat e hedhura nga një fabrikë që prodhon ushqim për kafshët.

    “Disa ditë … Unë dua të qaj,” i tha shoferi i kamionit, José Divino Santos, gazetarit Rafael Nascimento de Souza, i cili po mbulonte historinë me Peixoto për gazetën Rio Extra.

    “Më parë njerëzit vinin dhe kërkonin kocka për qentë e tyre. Ndërsa tani ata vijnë dhe luten për eshtra për të bërë ushqim për vete,” shtoi Santos, i cili ua shpërndan mbetjet nevojtarëve të Rio -s.

    Një pastruese 51-vjeçare, Denise da Silva, tha se ajo kishte nevojë për të ushqyer pesë fëmijët e saj dhe 12 nipërit e mbesat.

    Imazhet të cilat u shfaqën në rrjete sociale kanë nxitur reagime dhe protesta të menjëhershme.

    Rreth 19 milionë brazilianë kanë mbetur të uritur që nga fillimi shpërthimit të Covid që kanë vdekur 600,000 njerëz./OraNews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark