Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Panamanë më 9 tetor, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe duke lënduar dhjetëra persona.
Lëkundjet u ndien në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë kryeqytetin, ku banorët e frikësuar u larguan me nxitim nga ndërtesat e larta.
Sipas të dhënave të fundit nga shërbimet e emergjencës, të paktën 27 persona kanë pësuar lëndime të lehta. Ndërkohë, më shumë se 400 ndërtesa janë dëmtuar nga tërmeti, përfshirë 188 institucione arsimore.
🌎 Powerful 7.7-magnitude earthquake strikes Panama: buildings collapse, roads destroyed, dozens injured On October 9, Panama was rocked by one of its strongest earthquakes in recent years. Tremors were felt across the country, including in the capital, where terrified residents rushed out of high-rise buildings. According to the latest reports from emergency services, at least 27 people suffered minor injuries, and more than 400 buildings were damaged, including 188 educational facilities. Fortunately, no fatalities have been reported. More than 100 aftershocks followed the initial earthquake. https://t.co/ypa4Q6Kh9F
— NEXTA (@nexta_tv) October 10, 2026
Pavarësisht fuqisë së lëkundjeve dhe dëmeve të shkaktuara, deri më tani nuk është raportuar për viktima.
Pas tërmetit kryesor janë regjistruar më shumë se 100 lëkundje pasuese, duke mbajtur banorët në gjendje alarmi.
Autoritetet po vlerësojnë dëmet dhe situatën në zonat e prekura, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë punën për të përcaktuar shkallën e dëmtimeve.
Tërmeti ishte ndër më të fuqishmit që kanë goditur Panamanë në vitet e fundit.