Insajderi
Insporti

Pamje të rënda në derbin austriak, portieri thyen këmbën pas ndërhyrjes së kundërshtarit

Insajderi
18 October 2026 - 18:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pamje të rënda në derbin austriak, portieri thyen këmbën pas ndërhyrjes së kundërshtarit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një moment i rëndë është regjistruar në derbin mes Sturm Grazit dhe Grazer AK-së, në elitën e futbollit austriak.

Portieri rus i skuadrës vendase është detyruar të largohet nga fusha me barelë, pasi pësoi një lëndim të rëndë në këmbë.

Ngjarja ndodhi në momentin kur portieri po largonte topin nga zona e tij, ndërsa lojtari kundërshtar, Italiano, ndërhyri ashpër ndaj tij.

Ndërhyrja u vlerësua si e paqëllimshme dhe gjyqtari nuk e ndëshkoi Italianon me karton të kuq.

Në këtë ndeshje po luan edhe futbollisti kosovar, Valmir Matoshi. /Insajderi.org/

KLIKO KËTU PËR TË PARË VIDEON


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark