Pamjet ekskluzive të siguruar nga InDoks që quan te arrestimet në Karaçevë - Insajderi
×
Insajderi

Pamjet ekskluzive të siguruar nga InDoks që quan te arrestimet në Karaçevë

Insajderi
15 December 2021 - 10:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas raportimit të dokumentarit “Dosja Karaçeva”, të InDoks prodhim i Gazetës Insajderi ku pasqyrohej se sërish ka filluar lulëzimi i krimit me kaziontë ilegale në këtë anë, Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot.

Nga ky aksion i Policisë për Insajderin kanë konfirmuar se janë arrestuar katër persona dhe se aksioni është duke vazhduar.

Kjo ndodhi, vetëm pasi InDoks ka ndarë fragmente të këtyre pamjeve ekskluzive me Policinë e Kosovës.

“Ka të arrestuar, aksioni është në proces. Jemi duke punuar në vend të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Kujtojmë që një operacion i madh i shtetit kundër kazinove ilegale e kontrabandës në Karaçevë çoi si të akuzuar në Gjykatë emrat e 73 kosovarëve, 15 prej tyre policë.

Janë këto pamje ekskluzive që i sjell para publikut për herë të parë InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi.

Aty tashmë janë ndërtuar nga e para disa objekte ku zhvillohet biznesi ilegal i bixhozit.


Ndërkohë, dyshohet që objektet ku tash po zhvillohet bixhozi ilegal, janë ndërtuar pa leje. Për këtë, InDoks ka tentuar që të marrë një qëndrim edhe nga drejtuesit e rinj të komunës së Kamenicës, pasi që Karaçeva graviton në këtë territor, por as ata nuk kanë pranuar që të flasin para kamerës.

Për kohë të gjatë në Karaçevë të Kamenicës ishte zhvilluar bixhozi ilegal. Edhe kontrabanda. Prokuroria si viktimë në këtë rast e ka futur Qeverinë e Kosovës pasi që nga këto aktivitete kriminale buxheti i shtetit ishte dëmtuar nga mos-pagesa e tatimeve, shmangia e doganës nga kontrabandistë, shmangia e deklarimit të të mirave materiale nga biznesmenët që blinin nga kontrabandistë, rrezikimi i shëndetit të qytetarëve, pasi që kafshët që kontrabandoheshin shiteshin në treg pa kontrolle.

Krejt këto krime kishin vazhduar derisa Inspektorati Policor, nisi hetimin që çoi në zbulimin e një rrjeti të madh njerëzish, 73 prej të cilëve tashmë janë nën aktakuzë.

Ende pa nisur gjykimi për këtë rast, në po të njëjtin fshat tashmë ka nisur të lulëzoi përsëri krimi me kazinotë ilegale. Edhe sa gjatë ky territor do të vazhdojë që të shfrytëzohet nga bota e krimit?

InDoks | Bixhoz e kontrabandë, krimi që ende po vazhdon: Dokumentari i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark