Pas bastisjes në lokalin “Bukë e Zemër”, pronë e Ridvan Muharremit, policia ka vazhduar aksionin edhe në ministrinë Rozeta Hajdarit.
Insajderi është duke e përcjellur nga afër aksionin, aty shihen një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve policorë. Të njëjtit janë parë me dokumente në duar, të cilat do të shërbejnë për hetime.
Aksioni i policisë erdhi pas publikimit të incizimeve për skandalin e grurit dhe vajit.
Muharremi, që është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, po dyshohet se është ndërmjetës.
Paraprakisht, policia arrestoi edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Hafiz Garë dhe Irfan Lipovicën.
/Insajderi