×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Panik në linjën e avionit Tiranë-Athinë, hapet dera në ajër

    Insajderi
    12 February 2016 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Udhëtarët shqiptarë që ishin nisur me avion nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt Athinës kanë përjetuar një tmerr të vërtet. Pak minuta pasi avioni ishte ngritur nga toka, dera e tij ka shfaqur probleme duke u hapur në ajër.

    “U nisëm nga Rinasi me linjën ‘Olympic’ dhe pas 15 minutash kur ishim ngritur nga toka na lajmëruan se do të ktheheshim pas. Kishte probleme me derën, na thanë se është hapur gjatë kohës që ishim në ajër. Sigurisht që u trembëm”, citohet të ketë thënë një qytetare që ishte e pranishme në bord, raporton Shekulli.

    Avioni ka bërë një ulje të detyruar në Aeroportin e Rinasit, transmeton Insajderi, ndërkohë që asnjëri prej pasagjerëve nuk është kontaktuar nga kompania. Fatmirësisht askush prej pasagjerëve në bord nuk ka shfaqur probleme pas incidentit në fjalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark