×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pantina: Kurti nuk ka qenë i vërtetë as në opozitë e as tani në pozitë

    Insajderi
    14 February 2023 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina ka komentuar dy vjetorin e qeverisë Kurti. Sot bëhen dy vite që nga mbajtja e zgjedhjeve ku fitues doli Lëvizja Vetëvendosje me 51 për qind të votave. Pantina ka shprehur disa nga dështimet e qeverisë Kurti që ajo i ka pikasur përgjatë dy viteve. Sipas saj, Kurti ua ka humbur shpresën qytetarëve për zhvillim ekonomik dhe punësim. Si dështim kyç të Kurtit, Pantina e vlerëson mos mbajtjen e qëndrimeve kryesore që Kurti i ka prezantuar gjatë fushatës e për të cilat, ajo thotë se edhe vetë Kurti e ka ditur se nuk mund të realizohen. Këto dhe shumë te tjera mund t’i gjeni në intervistën me Shqipe Pantinën dhënë për Gazetën Insajderi.

    Kurti i pasinqertë në Opozite e Pozitë

    E pyetur se kur ka qenë i sinqertë Albin Kurti, në opozitë apo tani, Pantina thotë se asnjëherë.

    “Kurti nuk ka qenë i vërtetë as në opozitë e as tani në pozitë. Në opozitë nuk ka qenë i sinqertë me premtimet e tij sepse me disa nga to edhe ai e ka qenë i bindur se janë të parealizueshme por as tani nuk është i sinqertë sepse nuk del t’iu thotë qytetarëve se këto janë çështje të pamundura dhe ne duhet të ndrojm kurs politik, ai vazhdon të tentoj të manipuloj me besimin e qytetarëve që ka marrur”.

    Kurti ka humbur besimin e 51 për qindshit, me sjelljen tejet arrogante që ka pasur me mësimdhënësit por edhe me ligjin e fundit të pagave ka krijuar edhe më shumë pakënaqësi. Plus ka pasur një dështim të plotë në investime kapitale, unë nuk e di pse qytetarët vazhdojnë ende t’i besojnë.

    Ai ka dhënë sinjalet e para të dështimit. Nëse nuk e zgjidh problem me Serbinë dhe asociacionin mendoj që duhet sa më shpejt të shkoj dhe të hap rrugë”, thotë Pantina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark