×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Pantina: Kurti po mundohet të përfitoj zemrat e serbëve

    Insajderi
    18 January 2023 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, e cila së fundmi ka aderuar në LDK, ka thënë se është e papranueshme deklarata e kryeministrit Albin Kurti, ku ai e kujton ish-politikanin e vrarë pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq.

    Pantina tha se përmes reagimit të tij, kryeministri Kurti po mundohet të përfitojë zemrat e serbëve në Kosovë.

    Sipas saj, në momentin që shefi i ekzekutivit u ul në karrigen e kryeministrit i ka harruar ato se çfarë ka ndodhur më herët.

    Momentin që u ulë në karrigen e kryeministrit siç duket i ka harruar të gjitha ato çfarë kanë ndodhur më herët dhe tani po mundohet me veprime për mendimin tim perfide, të përfitojë zemrat e qytetarëve serb”, u shpreh Pantina, teksa shtoi se Lëvizja Vetëvendosje ka ndryshuar së bashku me kryeministrin Albin Kurti.

    Video:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    12 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark