Papa Françesku ka dënuar “gjenocidin” që kanë kryer forcat otomane ndaj armenëve, një shekull më parë.
“Për fat të keq, ajo tragjedi ka qenë e para në serinë e katastrofave të mjerueshme të shekullit të kaluar, që janë bërë për qëllime raciste, ideologjike apo fetare”, ka thënë Papa.
Ai i ka bërë këto komente të premten në Jerevan, ku ka arritur për vizitë treditëshe, njofton Radio Evropa e Lirë.
Në prill të vitit 2015, Papa Françesku ka mbajtur një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan kushtuar 100-vjetorit të vrasjeve, duke i cilësuar ato si “gjenocidi i parë i shekullit 20”.
Turqia, e cila refuzon termin gjenocid, ka akuzuar Papën për “shtrembërim të historisë”. /Insajderi.com