Papa emëron një prift jo shqiptar në krye të Kishës Katolike në Shqipëri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Papa emëron një prift jo shqiptar në krye të Kishës Katolike në Shqipëri

    Insajderi
    17 November 2016 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dioqeza Metropolitane Tiranë- Durrës do të drejtohet nga arqipeshkëvi i ri, Imzot George Frendo, me origjinë nga Malta Emërimi i tij në krye të Kishës Katolike u bë nga ati i shenjtë, Papa Françesku, pothuajse një vit pas vdekjes e të Imzot Rrok Mirditës.

    Prej vitesh George Frendo, shërben në Kishën Katolike Shqiptare, fillimisht si përgjegjës për përgatitjen e standardeve plotësuese pas shpalljes së Kodit të Ri të Ligjit Kanonik deri në emërimin si anëtar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar. Prej Shtatorit të 2006-ës ishte ipeshkvi i Tiranës.

    I lindur në Maltë, George Frendo hyri në Urdhrin Dominikan në moshën 16 vjeçare. Pasi ndoqi studimet për filozofi e teologji, u shugurua meshtar në vitin 1969.

    Përveç mësimdhënies në teologji, Imzot George Frendo, është autor i disa librave dhe njohës i mirë i gjuhës shqipe, është ndër përkthyesit e disa teksteve liturgjike e në mënyrë të veçantë i mesharit të ri shqip.

    Si Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore dhe në emër të saj ai kundërshtoi emërimin e Visar Zhitit, si ambasador i Shqipërisë në Vatikan, më arsyetimin se duhet t’i përkasë besimit katolik./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark