×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Papa Françesku: Donald Trump nuk është katolik

    Insajderi
    18 February 2016 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Papa Françesku thotë se kandidati demokrat Donald Trump “nuk është katolik” nëse ai kërkon largimin e imigrantëve pa dokumente nga SHBA-ja dhe ndërton një mur rreth kufirit Amerikano-Meksikan.

    Papa ishte duke udhëtuar nga Meksikë për në Romë nuk ka dashur të komentoj nëse amerikanët do të duhen të votojnë Trumpin në zgjedhjet presidenciale.

    “Një njeri që ndërton vetëm për ndërtimin e mureve, kushdo qoftë, dhe që nuk ndërton ura, ai nuk është katolik”, deklaroi Papa Françesku, kur u pyet nga gazetarët për Trumpin.

    Trump menjëherë iu kundërvë komenteve të bëra nga Papa, duke i quajtur ato “të turpshme”.

    “Asnjë udhëheqës, sidomos një udhëheqës fetar, nuk duhet të ketë të drejtën për të komentuar rreth fesë apo besimit të dikujt tjetër”, tha ai në një deklaratë. Trump ka shtuar se qeveria në Meksikë, ku Papa kaloi pesë ditët e fundit, e kanë bërë Papën të ndiej urrejtje ndaj meje.

    “Nëse ISIS-i e sulmon Vatikanin e që është synimi i madh i tyre, atëherë edhe Papa do të lutej të isha unë i president i Amerikës”, shtoi më tej Trump.

    Trump është kandidat i demokratëve amerikan për president të SHBA-ve.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark