Papa Françesku paralajmëron për “aleanca shumë të rrezikshme” të G20 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Papa Françesku paralajmëron për “aleanca shumë të rrezikshme” të G20

    Insajderi
    08 July 2017 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Papa Frençesku ka paralajmëruar për “aleanca shumë të rrezikshme” të shteteve të samitit G20 të cilat mund të lëndojnë imigrantët e gjorë, në një artikull në të përditshmen italiane La Repubblica.

    Në botën e sotme, problemi kryesor është fati i “të varfërve, të dobëtëve, të izoluarve, ku përfshihen edhe imigrantët”, ka thënë papa, raporton the Guardian.

    “Prandaj edhe jam i shqetësuar nga G20, sepse imigrantët mund të jenë të parët në shënjestër”, ka thënë ai.

    Françesku ka thënë se ka frikë nga :

    “…aleancat shumë të rrezikshme mes fuqive (të huaja) të cilat kanë vizion të shtrembëruar për botën: Amerika dhe Rusia, Kina dhe Koreja Veriore, Vladimir Putin dhe Bashar al-Assad në luftën në Siri.” /Insajderi.com

    Insajderi sjell hulumtimin për historinë e EL Chapo`s kosovar: I burgosuri që përfitoi 11 tenderë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark