Papa i ri Leo XIV nën kritikë për komentet kundër LGBTQ+, katolikët shprehin shqetësim për qëndrimet e tij të mëparshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Papa i ri Leo XIV nën kritikë për komentet kundër LGBTQ+, katolikët shprehin shqetësim për qëndrimet e tij të mëparshme

    Insajderi
    09 May 2025 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përderisa Papa Françesku përçonte gjithmonë mesazhe simpatike dhe gjithëpërfshirëse, tani katolikët LGBTQ+ kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me disa komente “armiqësore” të bëra kohë më parë nga Papa i ri LEO XIV.

    The Guardian shkruan se më shumë se një dekadë më parë Ati Robert Prevost, Papa i ri Leo XIV, kishte kundërshtuar “stilin e jetës homoseksuale” dhe “ripërcaktimin e martesës” si diçka që është në “kundërshtim me Ungjillin”.

    Bëhet e ditur se në një fjalim të vitit 2012 drejtuar sinodit botëror të peshkopëve, njeriu që tani drejton kishën është shprehur se “mediat masive perëndimore janë jashtëzakonisht efektive në nxitjen e një simpatie të madhe brenda publikut të gjerë për besimet dhe praktikat që janë në kundërshtim me Ungjillin – për shembull aborti, stili i jetesës homoseksuale, eutanazia”.

    Atëkohë, në komentet e tij, kleriku – tani papë- kishte thënë se edhe, “pastorët katolikë që predikojnë kundër legalizimit të abortit ose ripërcaktimit të martesës portretizohen si të motivuar ideologjikisht, të ashpër dhe të pakujdesshëm”.

    Tutje ai poashtu ishte ankuar se “familjet alternative të përbëra nga partnerë të të njëjtit seks dhe fëmijët e tyre të adoptuar portretizohen kaq dashamirësisht dhe me dhembshuri në programet televizive dhe kinemanë e sotme”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark