“Sot ka një luftë botërore për të shkatërruar martesën. Nuk shkatërrohet me armë, por me ide, ka koloni ideologjike që e bëjnë këtë”, kështu është shprehur Papa Françesku gjatë një takimi me klerin në Tbilisi.
“Martesa është gjëja më e bukur që ka krijuar Zoti. Bibla thotë se Zoti krijoi burrin dhe gruan sipas shëmbëlltyrës së vet. Pra gruaja dhe burri që bëhen një janë shëmbëlltyra e Zotit”, ka thënë ai, njofton Gazeta Tema.
Papa është ndalur te pasojat që lë divorci veçanërisht te fëmijët.
“Kush e paguan çmimin e divorcit? Burrë e grua? Jo, më shumë paguan Zoti, sepse kur ndahet një trup i vetëm, njolloset imazhi i Zotit. Dhe për më tepër paguajnë fëmijët. Ju nuk e dini sa vuajnë fëmijët kur shohin grindje e ndarje mes prindërve”, tha Papa. /Insajderi.com