Papa: Migrantët nuk janë “të rrezikshëm, por ata janë në rrezik” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Papa: Migrantët nuk janë “të rrezikshëm, por ata janë në rrezik”

    Insajderi
    29 May 2016 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Papa Françesk thotë se migrantët “nuk janë të rrezikshëm, por ata janë në rrezik”.

    Këto komente ai i ka bërë sot në Vatikan gjatë takimit me qindra fëmijë, përfshirë edhe një djalë migrant nga Nigeria, prindërit e të cilit u fundosën gjatë përpjekjes për të arritur në Itali.

    Vlerësohet se 10 mijë njerëz janë shpëtuar këtë javë afër bregdetit të Libisë, derisa koha e mirë dhe deti i qetë ka ndikuar që mijëra njerëz të përpiqen me anije gome të kalojnë nga Afrika Veriore për në Evropë. Gjatë këtij udhëtimi shumë prej tyre janë fundosur, ndërsa njerëzit kanë vdekur.

    UNICEF-it thotë se 3 fëmijë ishin në mesin e 45 trupave të pajetë që janë gjetur dje në det.

    Papa Françesk shpeshherë ka folur hapur lidhur me vështirësitë e migrantëve. Ai i ka vizituar migrantët në ishullin grek, Lesbos, muajin e kaluar.

    Papa me vete në aeroplan gjatë kthimit, i ka marrë 12 fëmijë për të dhënë shembull se si vendet duhet t’i mirëpresin refugjatët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark