Emra të njëhur si George Clooney, Richard Gere dhe Salma Hayek janë mësuar me ceremoni çmimesh plot shkëlqim në botën e kinemasë. Por të nderohesh nga vetë Ati i Shenjtë është diçka krejt tjetër.
Papa Françesku i nderoi tre yjet e kinemasë me çmimin “Scholas Occurrentes”, një nderim që Vatikani e jep për kontribut në fondacionin e vet që punon të lidhë teknologjinë me artin për integrim social dhe paqe botërore. Fondacioni është nismë e Papës për arsimimim global.
Clooney i cili mori pjesë në ceremoni me gruan e tij Amal, Gere dhe Hayek kanë rënë dakord të shërbejnë si ambasadorë të fondacionit, për projektet e tij të artit.
Në aktivitetin e sotëm, në përgjigje të një pyetjeje, Papa tha se nuk ka synim të heqë dorë nga posti, një mundësi që u hap kur paraardhësi i tij Papa Benedikti XVI e bëri një gjë të tillë, para tre vjetësh./VOA