×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Papa refuzon sërish idenë që gratë të bëhen priftëresha

    Insajderi
    03 November 2016 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Papa Françesku e refuzoi sërish idenë që gratë të shugurohen priftëresha në Kishën Katolike. Në lidhje me shugurimin e grave fjala e fundit është thënë qartë nga paraardhësi i tij Gjon Pali II, tha Françesku duke u kthyer pas një vizite dyditore në Suedi. “Dhe kjo kështu do të mbetet.”

    Papa Françesku iu referua letrës papnore “Ordinatio Sacerdotalis” të vitit 1994, në të cilën Papa Gjon Pali II (1978-2005), e përjashtoi shugurimin e grave si priftëresha në Kishën Katolike. Papa polak e argumentonte këtë duke thënë se Jezusi kishte thirrur si apostuj vetëm burra, si dhe me traditën kishtare.

    Këtë deklaratë Papa Françesku lidhur me pyetjen e një gazetareje suedeze, e cila donte të dinte nga Papa, nëse është realiste të mendohet që në dekadat e ardhshme në poste ipeshkvnore të Kishës Katolike mund të ketë edhe gra, sikurse është kjo e zakonshme në radhët e Kishës Protestante.

    Në të njëjtën kohë, Papa ripohoi edhe një herë me forcë se gratë luajnë një rol të rëndësishëm në Kishën Katolike. “Kush është më e rëndësishme në ditën e Rrëshajve, apostujt apo Maria? Maria! Fjala kishë është femërore. Kishë, kisha”, tha Papa. Po ashtu gratë janë në gjendje të bëjnë shumë gjëra më mirë se meshkujt. Papa i vlerësoi gratë suedeze  si femra veçanërisht të forta.

    Papa Françesku ishte në Suedi për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore ekumenike për fillimin e procesit të Reformimit nga Lutheri. Gjatë kësaj ceremonie përkujtimore të zhvilluar në Lund të Suedisë, Papa Françesku u takua dhe u përqafua përzemërsisht me kryepeshkopen e Kishës Luterane të Suedisë, Antje Jackelen. Përveç kësaj ai para nisjes për në Suedi e kishte vlerësuar atë në një intervistë./DW

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark