Paqeruajtësit e OKB-së gjykohen për abuzim seksual në Afrikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Paqeruajtësit e OKB-së gjykohen për abuzim seksual në Afrikë

    Insajderi
    05 April 2016 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre paqeruajtës kongolezë të akuzuar për abuzim seksual në Republikën Qendrore Afrikane po marrin pjesë në seancën gjyqësore në Republikën Demokratike të Kongos.

    Të tre burrat –  nga ky mision, janë trupat e parë që po ndiqen penalisht në skandalin, në të cilin më shumë se 100 viktima kanë dëshmuar për rastet e abuzimit seksual nga paqeruajtësit e OKB-së dhe forcave franceze, shkruan Al Jazeera.

    Seanca gjyqësore po mbahet në Ndolo, në një burg ushtarak në veri të kryeqytetit Kinshasa.

    “Ne duam transparencë absolute në këtë gjykim,” ka theksuar, Alexis Thambëe Mwamba, ka thënë ministri i Drejtësisë për AFP, duke shtuar se “disa individë nuk mund ta diskreditojnë ushtrinë tonë”.

    “Rreshter Jackson Kikola, po ndiqet për përdhunimin e një (vajze të re) 17 vjeçare”, ka thënë prokurori, Mposhi Ngoy, duke lexuar akuzat.

    Ndërkohë paqeruajtësit të cilët po gjykohen, janë deklaruar të pafajshëm./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark