Pas presionit të madh për nepotizëm, KEK-u detyrohet të rishikoj procesin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pas presionit të madh për nepotizëm, KEK-u detyrohet të rishikoj procesin

    Insajderi
    05 April 2022 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se do të bëj rishikim të procesit për konkursin që u raportua për punësim masiv të militantëve të Vetëvendosjes.

    Gazeta Insajderi raportoi të dielën për një sër punësimesh familjare në pozita të ndryshme në KEK. Ata ishin familjarët e të afërmve me partine në pushtet si dhe të afërm me personat që ishin në komision.

    Një aplikues që nuk u pranua, pasi raportoi rastin tek Gazeta Insajderi, ai u kërcënua nga militantët e Vetëvendosjes lidhur me këtë konkurs. Insajderi para katër dite kishte publikuar një shkrim për Patriot Ibrahimin i cili nuk u pranua në pozitën e zjarrëfikësit në Korporatën Energjetike të Kosovës, megjithëse ai kishte pikë të mjaftueshme.

    Në sqarimin e dërguar mediave, KEK thotë se është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit.

    Thuhet se të gjitha ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit.

    “Pavarësisht faktit se KEK ka bërë përpjekje për të respektuar kriteret e shpalljes publike si dhe dispozitat ligjore të Ligjit të Punës në fuqi dhe detyrimeve ligjore të dala nga aktet nënligjore për çështjen e rekrutimit të punëmarrësve, KEK është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit.

    “Në këtë drejtim, KEK ju siguron se të gjithë ankesat do të shqyrtohen me kujdesin më të madh, duke rishikuar procesin, do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit, kudo që do të ketë pasur shkelje në proces”, thuhet në sqarim.

    Sipas kësaj ndërmarrje, konkursi ka qenë për plotësimin e 150 pozitave të lira, për të cilat kishin aplikur 4 mijë e 668 kandidatë. Për 128 pozita janë publikuar rezultatet e përzgjedhjes, derisa për 17 pozita ende të pa plotësuara vazhdon procedura e rekrutimit si dhe për “5 pozita për të cilat nuk kemi pasur kandidat të suksesshëm, do të rishpallen në një të ardhme të afërt”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark