×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefat e Grupeve Parlamentare në tentim për harmonizim të rezolutës

    Insajderi
    01 November 2018 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me kërkesë të 42 deputetëve Kuvendi u mblodh dje në seancë të jashtëzakonshme, për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e shkëmbimit të territoreve apo “korrigjim të kufijve” në dialogun me Serbinë.

    Shefi i GP-së së LDK-së, Avdullah Hoti, me të nisur sot seanca kujtoi se dje mbaroi seanca pa kuorum.

    “Ne mund të dakordojmë për 15 20 min por ngjarjet që kanë ndodhur dje në Gjermani e bëjnë të nevojshme që menjëherë të votohet kjo rezolute”, tha ai.

    Kujtojmë se dje Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, qëndroi në Minsk të Bjellorusisë ku mori pjesë në Takimin e Grupit Kryesor të Konferencës së Sigurisë të Munihut. Ai u takua edhe me kryeministren serbe Ana Bërnabiq.

    Kryesuesi i Konferencës së Sigurisë së Munihut, Wolfgang Ischinger, ka komentuar këtë takim, duke thënë se në të është kritikuar qasja e Gjermanisë ndaj idesë së ndryshimit të kufijve, ide e cila është përmendur kohët së fundit si mundësi për zgjidhjen e çështjes mes dy vendeve, raporton Koha.net.

    Memli Krasniqi i PDK-së tha se duhet harmonizim dhe qëndrime të përbashkëta e gjithëpërfshirëse.

    Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se dallimi është evident.

    “Ose ta mbrojmë interesin e shtetit ose verbalisht Hashim Thaçin”, tha ai.

    Dardan Sejdiu tha se si PSD, janë dakord që Shefat e Grupeve ta harmonizojnë në një takim tekstin me shtesa dhe ta sjellin atë në seancë.

    Derisa ata të dakordohen Kuvendi shkoi 20 minuta pauzë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark