Sulmi në zemër shfaqet për shkak të qarkullimit të pamjaftueshëm të gjakut deri në zemër, por edhe për shkak të grumbullimit të shtresave yndyrore në arterie, të cilat, gjithashtu, bllokojnë qarkullimin e gjakut.
Infarkti mund të ketë edhe pasoja fatale, ndërkaq për t’i shmangur ato pasoja është e nevojshme të reagohet me kohë, transmeton Telegrafi.
Pacienti të cilit i jepet ndihma mjekësore me kohë ka shanse dukshëm më të mëdha të mbijetojë.
Sipas konstatimeve të Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, sukrepi në lëkurë mund të jetë shenja më e hershme e cila tregon që do të keni sulm në zemër.
Ky ndryshim në të vërtetë duket mu sikur sukrep, ndërk
aq në të vërtetë fjala është për shtresat e kolesterinës, sipas konstatimeve të Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.
Kur shtresat yndyrore mbyllin arteriet, teprica e kolesterinës shtresohet në ndonjë pjesë tjetër të trupit.
”Shenjat mund të shfaqen në lëkurë apo në thonj. Ndryshimet e papritura në lëkurë sikur fryrje të imëta apo sukrep flasin që keni rritje të vrullshme të kolesterinës. Këto ndryshime ndodhin si pasojë e nivelit të lartë të trigliceriteve në gjak”, thotë dr. Mike Morris.
“Mund të shfaqen edhe linja të kuqe apo ngjyrë vjollce në gishta, nën thonj. Ato në të vërtetë janë dëmtime të enëve të gjakut të cilat shfaqen para gjendjes së infarktit”.
Nëse e vëreni këtë ndryshim të pazakonshëm, më së miri do të jetë të shkoni për një vizitë te kardiologu dhe të verifikoni shëndetin e zemrës, është këshilla e mjekut.