Insajderi
Lajme

Paraburgim për të dyshuarin që iu gjetën mbi 10 kilogramë marihuanë

Insajderi
23 June 2016 - 14:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prizren ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër një personi, të cilit më 22 qershor të këtij viti i janë gjetur mbi 10 kilogramë marihuanë në tentim për të kaluar kufirin Shqipëri-Kosovë.

Me këtë i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale të blerjes, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve.

Me qëllim që procedura e hetimeve të zhvillohet pa pengesa prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata që ndaj të pandehurit të caktohet masa e paraburgimit.

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark