
Hekuran Muratit, i cili dha dorëheqje nga posti i ministrit paraditen e së martës, i kanë reaguar nga LDK-ja lidhur me nënshkrimin e një akti nënligjor si ministër pasdite.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka vënë në pah këtë veprim të Muratit, duke kërkuar nga pushteti që të fokusohen, shkruan Insajderi.
“Paradite: “kemi dhënë dorëheqje nga postet e ministrave” Pasdite: “kam nënshkruar akt nënligjor si ministër” Fokusohuni!”, ka shkruar Mustafa.
“Në kuadër të zbatimit të Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore, kam nënshkruar Udhëzimin e ri Administrativ për arkat fiskale.
Ky Udhëzim Administrativ është hartuar nga grupi punues me profesionalizëm dhe vjen pas një pune enorme për zhvillimin e sistemit të ri softwerik i cili do të reformojë komplet sistemin e arkave fiskale, duke e bërë tranzicionin në sistem digjital”, ka deklaruar ndër të tjera Murati.