Insajderi
Botë

Paralajmërim i rëndësishëm për Kosovën| Borell: Kriza mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor

Insajderi
27 February 2022 - 22:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Paralajmërim i rëndësishëm për Kosovën| Borell: Kriza mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të dielën, më 27 shkurt se shtetet e BE-së janë të shqetësuara se kriza e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në rajon,” tha Borrell në një konferencë për media në Bruksel pas një takimi virtual të ministrave të jashtëm të BE-së mbi krizën që po mbizotëron në Ukrainë.

“Ne kemi frikë se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ndikimi rus mund të fillojë të funksionojë në vendet fqinje”, tha Borrell.

Si përgjigje ndaj krizës në Ukrainë, BE-ja për herë të parë në histori ka njoftuar se do të përdor fondet e saj për të ndihmuar ushtarakisht ukrainasit.

Në këtë iniciativë të BE-së përfshihen rreth 45 milionë euro që do të shërbejnë për pajisje ushtarake.

BE-ja tashmë i ka vendosur sanksione të ashpra Rusisë.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës me 24 shkurt.

Që nga ajo ditë janë duke u zhvilluar luftime të ashpra.

Të dielën është paralajmëruar se do të zhvillohet një takim në mes të një delegacioni ukrainas dhe një delegacioni rus, por ende ka shumë paqartësi rreth këtij takimi./REL


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark