Insajderi
Sport

Paralajmërimi i madh i Pedrit për Messin

Insajderi
24 December 2025 - 16:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Paralajmërimi i madh i Pedrit për Messin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pedri ka folur hapur për mundësinë e një rikthimi të Lionel Messit te Barcelona, duke e vlerësuar maksimalisht legjendën argjentinase.

Në deklarata të cituara nga Sport, mesfushori u shpreh:

“Sigurisht që do të më pëlqente të luaja sërish me të, pa asnjë dyshim. Ai është më i miri në histori dhe më ndihmoi jashtëzakonisht shumë gjatë vitit që luajtëm bashkë”.

Në të njëjtat deklarata, Pedri nuk kurseu lavdërime as për trajnerin Hansi Flick, duke theksuar ndikimin e tij pozitiv brenda klubit:

“Ai është i jashtëzakonshëm. Brenda klubit, për sa i përket seriozitetit, ka ndryshuar shumë gjëra. I ka dhënë Barcelonës një prekje gjermane. Në përditshmëri është shumë familjar, gjithmonë na ndihmon dhe na jep këshilla, sidomos në aspektin taktik”.

Pedri mbrojti gjithashtu filozofinë e presionit të lartë dhe vijën e avancuar mbrojtëse, e cila nga jashtë mund të duket e rrezikshme për shkak të hapësirave që lihen pas:

“Nëse skuadra ushtron presion lart, është shumë e vështirë për kundërshtarin”.

Deklaratat e Pedrit forcojnë edhe një herë respektin e madh për Messin dhe besimin te projekti aktual i Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick. /Telegrafi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark