Konflikti dytësor që shpërtheu në kufirin Liban-Izrael, së bashku me luftën e Gazës, është kthyer në rutinë.
Çdo ditë gjatë gjashtë javëve të fundit, Izraeli ka sulmuar Libanin dhe Hezbollahu ka sulmuar Izraelin sipas prestigjiozes amerikane Washington Post, përcjell Gazeta Insajderi.
Pothuajse çdoherë, goditjet janë brenda 6-7 kilometra nga kufiri në të dyja anët, kalibrim ky i qëllimshëm i krijuar për të frenuar dhunën dhe për të shmangur një luftë shumë më shkatërruese.
Zyrtarët izraelitë kanë ashpërsuar gjithashtu retorikën e tyre.
“Qytetarët e Libanit do të përballojnë koston e kësaj pamaturie dhe të vendimit të Hezbollahut duke qenë qenë mbrojtës të Hamasit-ISIS”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari javën e kaluar.
“IDF ka plane operacionale për ndryshimin e situatës së sigurisë në veri”.
Në javët e para të luftimeve, Izraeli bombardonte vetëm në mbrëmje, tha Adiba Fanash, 65 vjeç, një nga vetëm një duzinë banorësh që kanë mbetur në fshatin kufitar Dhaira, pikërisht në kufirin izraelit.
“Tani është nga mëngjesi deri në mbrëmje”, tha ajo
Por teksa javët kalojnë dhe raketat vazhdojnë të hidhen, rreziku që secila palë mund të llogarisë gabimisht po rritet, tha Andrea Tenenti, zëdhënës i Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban, një forcë paqeruajtëse që monitoron aktivitetin në anën libaneze të kufirit. /Insajderi.org/