Një organizatë e shoqërisë civile, Iniciativa Qytetare për Veprim, do të mbajë një aksion simbolik të premten para Zyrës së BE-së në Kosovë, kundër ndërtimit të murit në Mitrovicë.
Përmes një komunikate për media, thuhet se IQV-ja e konsideron përgjegjëse kryesore BE-në për vendosjen e murit ndarës në Mitrovicë.
“Andaj, përmes këtij aksioni simbolik kërkojmë nga BE-ja si ndërmjetësues dhe garantues i negociatave Kosovë-Serbi, të rrënojë murin ndarës dhe të largojë shtetin e Serbisë nga Kosova, i cili po na e shkatërron republikën nga brenda”, thuhet në njoftim.
“IQV-ja poashtu konsideron si bashkëfajtore Qeverinë e Kosovës, e cila përveç që nuk po e shtrin sovranitetin në veri, ajo, përmes negociatave po i nënshtrohet të gjitha kushteve dhe kërkesave të Serbisë”, thuhet në një njoftim për media të kësaj iniciative./Insajderi.com