×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërohet arrestimi i Visar Ymerit

    Insajderi
    18 February 2016 - 12:57

    Gjykata e Prishtinës ka paralajmëruar se së shpejti do të lëshojë urdhërarrest për liderin e “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri.

    Urdhërarresti do të lëshohet për shkak se Ymeri, nuk mori pjesë në gjykimin ku akuzohet për rrahje të deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu.

    Në këtë gjykim Ymeri, si dhe deputeti i VV-së Rexhep Selimi, ish-deputeti Florin Krasniqi dhe vozitësi Besart Bujupi akuzohen për fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.

    Kjo gjë sipas prokurorisë kishte ndodhur më 28 qershor 2012 gjatë një pauze pas një debati në Kuvendin e Kosovës. Kjo ishte seanca e 15-të e këtij gjykimi, e asnjëra nga to nuk është mbajtur, raporton kallxo.com

    Ditëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe disa anëtare të Lëvizjes Vetëevndosje, përfshirë edhe shefin e grupit parlamentar Glauk Konjufca, dhe zëdhënësin Frasher Krasniqi.

    Këta janë arrestuar nën dyshimin për demolimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark