Insajderi
Lajme

Paralajmërohet ndërprerje e përkohshme e ujit të pijes në Skenderaj

Insajderi
23 July 2024 - 11:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Paralajmërohet ndërprerje e përkohshme e ujit të pijes në Skenderaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në qytetin e Skenderajt.

KRU “Mitrovica” e ka bërë këtë paralajmërim sepse ekipet e mirëmbajtës së rrjetit të ujësjellësit sot do të intervenojnë në sanimin e defekteve në disa rrugë.

Këto intervenime do të bëhen në rrugët “Fadil Rrustemi”,“UÇK” dhe “28 Nëntori”.

“Këto rrugë gjenden në “Lagjen 2”, prandaj pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes”, thuhet në njoftim.

KRU “Mitrovica” i ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e tyre.


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark