Paralajmërojnë specialistët: Lini këpucët jashtë shtëpisë, e mbajnë koronavirusin mbi 5 ditë - Insajderi
×
LifeStyle

Paralajmërojnë specialistët: Lini këpucët jashtë shtëpisë, e mbajnë koronavirusin mbi 5 ditë

Insajderi
26 March 2020 - 11:26
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Specialistët e sëmundjes infektive kanë paralajmëruar se COVID-19 mund të jetojë në këpucët tuaja deri në 5 ditë. Sidomos këpucët me të cilat keni qenë në zona të ngjeshura si supermarkete, aeroporte apo transport publik.

Këpucët janë një nga vendet kryesore ku shumohen bakteret, kërpudhat dhe viruset. Pikat e frymëmarrjes që janë të bartura në ajër nga një person i infektuar me koronavirus mund të zbarkojë edhe në pjesën e sipërme të një këpuce.

Pjesa e poshtme e këpucëve janë bërë zakonisht nga materiale të qëndrueshme, sintetike si gomë, ose lëkurë të veshura me plastikë. Të gjitha këto mbajnë nivele të larta të baktereve, sese nuk e lejojnë të ajri, lëngu ose lagështia.

Australianët po bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për atë mund të sjellin në shtëpi, pasi vendi regjistroi një rritje prej 190 rastesh brenda natës vetëm në Neë South Ëales,

Doktori i familjes San Diego, Georgine Nanos tha për Huffington Post Australia se mundësia më e madhe që këpucët të marrin COVID-19 është në zonat me popullsi të madhe si zyrat, qëndrat tregëtare, trena, autobuze dhe aeroporte.

Këshilltari shëndetësor i Misurit, Dr Mary E. Schmidt ka shprehur se koronavirusi mund të jetojë në sipërfaqe sintetike për 5 ditë ose më shumë.

Kjo u mbështet edhe nga specialisti i shëndetit publik në Kansas City, Carole Winner, i cili tha se këpucët e bëra me plastikë dhe materiale të tjera sintetike mund të mbajnë viruse aktive për ditë të tëra.

Njerëzit të cilët nuk punojnë nga shtëpia dhe vazhdojnë të bëjnë udhëtime, si punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe asistentët e dyqaneve, këshillohet të përdorin një palë këpucë për çdo herë që dalin jashtë shtëpisë.

Këpucët e bëra nga kanavacë, pëlhura të buta ose lëkure faux duhet të pastrohen në lavatriçe në një cikël të ulët të temperaturës. Këpucët prej lëkure ose çizmet për punë të rënda duhet të pastrohen me dorë me doreza dezinfektuese.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark