×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Paralajmërojnë tregtarët: Deri në 80 euro metra e drunjëve

    Insajderi
    20 July 2022 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kriza ekonomike ka kapluar gjithë vendin e kjo gjë po ndikon shumë në sektore të ndryshëm.

    Së fundmi është ngritur edhe çmimi i drunjëve për metër, 15 euro më shumë.

    Ndonëse jemi në stinën e verës, drunjët janë bërë gati për shitje por jo me çmimin e njëjtë sa ishte në vitin e kaluar.

    Nga 40 euro sa ishte vitin e kaluar vlera e tyre është rritë në 55 euro për metër.

    Ndonëse tregetarët nuk deshën të flasin para kamerave ata thanë për Gazetën Insajderi se çmimi i drunjëve mund të shkoj deri në 80 euro për metër.

    “Duke e pas parasysh që çmimet janë rritur gjithkund jemi detyruar të ngrisim edhe ne, na duhet naftë për automjete e për pajisjet që prejmë drunjët. Për momentin çmimi i drurit të ahut është 55 euro ndërsa për drurin të bungut është 60 euro metra. Çmimet po rriten secilën herë, një metër dru mund të shkoj deri në 80 euro”, është shprehur një nga tregtarët mbrapa kamerës.

    Për çmimet e larta kanë komenuar edhe qytetarët duke thënë se tashmë janë të mësuar me ngritjen e tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark