×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Paralajmëron Haliti i PDK-së: Nëse marrëveshja nuk nënshkruhet…

    Insajderi
    16 March 2023 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë nëse marrëveshja nuk nënshkruhet brenda marsit, sipas tij mund të ketë konflikte.

    Ai në një intervistë për ekonomiaonline  Haliti ka thënë se rreziku mund të jetë permanent, e që sipas tij mund të jetë një konflikt i paparashikueshëm, veçanërisht për veriun.

    Në qoftë se nuk nënshkruhet kjo, shoh rrezikun që t’i hapet mundësia për ta shpallur autonominë në veri dhe për të krijuar situata të paparashikueshme. Nuk dua të spekuloj publikisht për disa gjëra që mund t’i dijë, ose mund të kem informacione. Por, unë shoh rrezik permanent, s’do të thosha konflikt të madh, por konflikte të paparashikueshme, veçanërisht në veri në qoftë se nuk realizohet kjo brenda marsit”, tha Haliti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark