×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Paralajmëron KFOR: Të gatshëm t’i përdorim të gjitha masat nëse eskalon situata në Veri

    Insajderi
    09 June 2023 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëdhënësi i Shtabit të KFOR-it, kolonel Andrea Gallieni, në një konferencë për media tha se janë të gatshëm që të përdorin të gjitha masat nëse eskalon situata në veri.

    Nga KFOR kanë thënë se tashmë situate në veri është më e qetë, megjithatë thonë se po e monitorojnë situatën dhe se janë të gatshëm të reagojnë në rast të një eskalimi tjetër.

    Gallijeni ka thënë se janë të gatshëm të shfrytëzojnë gjitha kapacitetet për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt.

    “KFOR ësht duke monitoruar situatën dhe është e gatshme të reagojë në rast të një eskalimi tjetër.Ne jemi të gatshëm të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”, deklaroi ai përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark