Insajderi
Lajme

Parandalohet futja e një telefoni mobil në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Insajderi
26 February 2026 - 14:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parandalohet futja e një telefoni mobil në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, gjatë një vizite familjare është parandaluar një tentativë për futjen e një telefoni mobil, si kontrabandë brenda institucionit.

Vizita është ndërprerë menjëherë, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në parandalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme brenda institucioneve korrektuese dhe garantimin e sigurisë në të gjitha qendrat”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark