Insajderi
Lajme

Parandalohet futja e telefonave të kontrabanduar në Burgun e Dubravës

Insajderi
30 June 2026 - 14:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parandalohet futja e telefonave të kontrabanduar në Burgun e Dubravës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar një tentim për futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës gjatë një kontrolli rutinor të një vizitori.

Sipas njoftimit të SHKK-së, gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët korrektues kanë gjetur të kamufluara në trupin e vizitorit dy telefona mobilë, një kartelë SIM dhe dy kabllo mbushëse.

Pajisjet e gjetura janë konfiskuar menjëherë, ndërsa vizita është anuluar.

SHKK ka bërë të ditur se ndaj personit të dyshuar janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi.

Shërbimi Korrektues ka theksuar se mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe në ruajtjen e rendit, sigurisë dhe integritetit brenda institucioneve korrektuese.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark