Parandalohet kontrabandë në burgun e Dubravës: Gjenden substancë narkotike e disa pajisje teknologjike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parandalohet kontrabandë në burgun e Dubravës: Gjenden substancë narkotike e disa pajisje teknologjike

    Insajderi
    22 September 2025 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, është marrë një aksion kontrolli dhe bastisje në zonën e bujqësisë, tek serat e institucionit.

    Siç ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, rreth 20 metra afër murit të jashtëm, zyrtarët e sigurisë kanë hasur në dy paketime të mbështjella me qese najloni.

    “Pas hapjes së tyre janë gjetur: katër telefona mobil, katër adapterë për mbushjen e telefonave, dy palë kufje, si dhe dy paketime të tjera të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike, me peshë totale prej 10 gramësh së bashku me mbështjellësin. Materialet e konfiskuara janë siguruar sipas procedurave ligjore, ndërsa është njoftuar edhe Policia e Kosovës për hetime të mëtejme. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të punojë në mënyrë të vazhdueshme për parandalimin e kontrabandës dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark