Insajderi
Show

Paraqiteshin shokë të ngushtë, Ludo Lee thotë se nuk ka kontakte më me Edin

Insajderi
12 April 2026 - 21:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Paraqiteshin shokë të ngushtë, Ludo Lee thotë se nuk ka kontakte më me Edin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ludo ka vendosur të flasë hapur dhe pa rezerva në një intervistë për emisionin “Prive By Liberta Spahiu”, ku në vetëm 60 sekonda iu përgjigj pyetjeve të drejtpërdrejta rreth jetës së tij personale dhe marrëdhënieve pas përfundimit të lojës.

Kur u përmend Benita Zena, ai pati vetëm fjalë pozitive, duke e cilësuar si një vajzë të sinqertë, të drejtë dhe me vlera të mira njerëzore.

Ndryshe ndodhi me Edin, ku u kuptua qartë se raporti mes tyre është ftohur.

Ludo nuk dha shumë detaje, por u shpreh shkurt se secili po vazhdon rrugën e vet.

“Asgjë. Ai nuk rrugën e vet unë në timen. Kontakte nuk kemi. Unë për vete askujt nuk i bëj sherr”, u shpreh ai.

Eduard Kuçi ndërkaq ka qenë mik shumë i mirë i Ludos në shtëpinë e Big Brother Kosova, marrë parasysh që janë njohur nga jashtë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark