×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Paraqitja e turpshme e Kosovës, shpërthejnë reagimet e analistëve

    Insajderi
    28 March 2023 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I njohur si një prej ekipeve më të dobëta, Andora pavarësisht gjykimeve fitoi një pikë kundrejt ekipit të kombëtares së Kosovës. Paraqitja e dardanëve sonte nuk ishte më e mira e mundshme.

    Kosova ka barazuar 1-1 me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kualifikimet për Euro 2024, duke i mbyllur ndeshjet e marsit me dy pikë në dy takime

    Paraqitjen e lojtarëve të Kosovës e kritikuan edhe analistët.

    Gazetari dhe analisti Berat Buzhala ka shkruar në profilin e tij në facebook se trajneri i ekipit kosovar, Alain Giresse duhet të shkarkohet “në koridor”.

    “Ne korridor duhet me e shkarku Zhiresin. Qaty”, ka shkruar Buzhala në postimin e tij.

    Ndërkaq, drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka shkruar se sipas tij kombëtaret të cilat shkojnë “fyt a fyt” me ekipin e Andorës nuk kanë pse të jenë në Euro 2024.

    Ndër të tjera, Olluri ka sqaruar gjithashtu se lojtari më i mirë i Andorës luan në ligën e katërt të Spanjës, kurse lojtarë të tjerë futbollin e kanë punë të dytë.

    “Lojtari me i mire i Andorres luan ne Ligen e Katert te Spanjes. Disa lojtare te tjere e kane futbollin pune te dyte. Do jane kamariere, do punojne neper banka. Marre per bese se çka po ndodh ne stadium. Duhet me u permiresu loja. Kombetaret qe shkojne fyt a fyt me Andorren s’kane cka lypin ne Euro 2024”, ka shkruar Olluri në facebook.

    Në anën tjetër, profesori universitar dhe analisti Rrahman Paçarizi ka futur ekipin e Kosovës në një analogji me ekipet më të dobëta në Evropë.

    Në këtë listë nuk është jasht ekipi i Shqipërisë gjithashtu.

    “Kosova, Andora, Malta, San Marino, Shqiperia, Izraeli, Luksemburgu e qisi ekipesh pffff”, kla shkruar Paçarizi në facebook.

    Edhe analisti kosovar, Halil Matoshi e ka komentuar paraqitjen e ekipit kosovar duke i krahasuar ata me manekena kurse ekipin e Andores me kamarierë.

    Sipas tij, duhet të jap dorëheqje Grisse edhe i gjithë kreu i kombëtares.

    ” Kamarierat e 🇦🇩 vs Manekenat e 🇽🇰 1:1 P.S. Shkarkim urgjent i Giresse. Dorëheqje komplet kreu i kombëtares. Ristrukturim me rrâjë i kombëtarës! Jo manekenëve! Marre. Ndonëse në Kosovë, ka kohë që askush nuk skuqet mâ!”, ka shkruar Matoshi./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark