Parashihet dalje e Britanisë nga BE-ja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashihet dalje e Britanisë nga BE-ja

    Insajderi
    24 June 2016 - 08:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjetet televizive britanike po parashohin se rezultatet e deritashme në referendumin e djeshëm, që është vlerësuar si historik, tregojnë se Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian.

    Rrjeti BBC parashikon se 52% e zgjedhësve kanë votuar për dalje nga BE-ja, ndërsa 48% dëshiruan që vendi i tyre të mbetet në BE.

    Janë numëruar votat në 374 prej gjithsej 382 rajoneve lokale.

    Po ashtu, politikanët që udhëhoqën fushatë për largim nga BE-ja kanë shpallur fitore.

    Lideri i Partisë së Pavarësisë së Britanisë së Madhe, Nigel Farage, tha se “mëngjesi ka aguar me Mbretërinë e Bashkuara të pavarur!” dhe ka shtuar se “nëse parashikimet janë të sakta, kjo do të jetë fitore për popullim e zakonshëm, fitore për njerëzit e mirë”.

    Një ndihmës i kryeministrit britanik, David Cameron, i cili ka synuar me këmbëngulje mbetjen e Britanisë në BE, i tha agjencisë Reuters se vendi është në “një territor paqartësie”.

    BBC raporton se për largim nga BE-ja ishin 16.8 milionë votues, ndërsa për mbetje ishin 15.7 milionë.

    Shumica e qyteteve në pjesën verilindore të Anglisë votuan me shumicë për dalje nga Bashkimi Evropan, derisa Skocia dhe Irlanda Veriore, në masë të madhe votuan për mbetje në BE.

    Në kryeqytetin Londër votuan fuqishëm për mbetje; 79% ishin për mbetje në BE.

    Dalja në referendum në përmasa kombëtare ishte e lartë: 72% të votuesve morën pjesë në referendum.

    Ky votim ka shkaktuar shqetësime se referendumi britanik do të mund të shkaktonte zhvillime të ngjashme në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ku lëvizjet për pavarësi janë gjithnjë e më tepër në ngritje.

    Vendimi ka po ashtu, efekte të fuqishme ekonomike, pasi ka ndikuar në rënien e funtës britanike në nivelin më të ulët kundër dollarit amerikan në 31 vjetët e fundit. Një funtë këmbehej për 1.35 dollar, vetëm një ditë pasi arritit vlerën më të lartë në vitin 2016, që ishte 1.50 dollar për jë funtë.

    Në tregjet aziatike u shënua rënie e madhe e aksioneve. Tregjet në Tokio, Seul, Honk-Kong dhe Sidnej, kanë shënuar ulje për 7%./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark