Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Insajderi
06 January 2025 - 23:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Gjatë ditës priten kohë pas kohe reshje të izoluara shiu, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, veçanërisht në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Në mbrëmje, reshjet pritet të intensifikohen.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 12°C. /MeteoKosova/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark