Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme 

Insajderi
12 January 2026 - 08:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për ditën e sotme 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot në Kosovë pritet ditë e akullt, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale kryesisht të pakta. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu, ndërsa rrallë në disa zona ende mund të ketë fjolla bore. Temperaturat pritet të lëvizin nga -12 minimalja deri në -2 ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna sjellë mot mjaft të ftohtë por pa reshje atmosferike. Pritet kthjellim i motit në gati të gjitha viset, pra priten periudha të gjata me diell, por mbetet mjaft ftohtë.

Vranësirat që pritet të vinë nga veriperëndimi i Kontinentit do të zbusin acarin mëngjesin e së Martës, megjithatë nata do të jetë mjaft e ftohtë me zbutje graduale të acarit. Këto vranësira nuk do të sjellin reshje, por në disa zona të izoluara mund të ketë reshje të dobëta.

Nga e marta normalizim i motit dhe i temperaturave. Acari do të zbutet dhe do të jetë i lehtë. Ditët stabile, me vranësira e intervale me diell. Reshjet do jenë të pakta, ndërsa në disa lugina mund vjen deri te krijimi i mjegullës./MeteoBallkan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark