Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme 

Insajderi
07 August 2026 - 08:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për ditën e sotme 
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot (e premte), në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 13°C deri në 18°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 33°C dhe 37°C. 

IHMK njofton se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s. Në disa zona mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, por nuk parashihen reshje shiu.

Sipas institutit, temperaturat do të mbeten pak mbi mesataren shumëvjeçare, por do të jenë normale për stinën e verës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark