Parashikimi i motit për ditët në vijim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditët në vijim

    Insajderi
    10 April 2025 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e premtë megjithëse kalojnë vransira, nuk paraqiten kushte për të reshura, e do të ketë më shpesh intervale me diell. Frynë erë veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

    Temperaturat minimale zbresin deri në -2C e 1C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje e shkojnë deri në 15C e 18C.

    Të reshurat e shiut rikthehen sërish ditën e shtunë, mirëpo temperaturat mbesin përreth 14C e 15C. Ditën e diel më pas parashihet mot më i ngrohtë me intervale më të gjata me diell. Temperaturat shkojnë deri në 19C e 20C. Në fillim të javës vijuese ende kalojnë vransira, që të hënën edhe mund të japin kushte për ndonjë rigë shiu. Temperaturat po vazhdojnë me trend të rritjes deri në 20C e 23C ditën e martë maksimalet. Minimalet gjithashtu në rritje deri në 6C e 8C në fillim të javës./Mendimi për motin


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark