Insajderi
Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Insajderi
29 April 2025 - 19:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Parashikimi i motit për nesër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryesisht me kthjellime e diell parashihet moti ditën e mërkurë.

Orëve të pasdites përreth zonave malore zhvillohen vranësira të pakta lokale, por pa gjasa për të reshura. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 5-10m/s.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 22C e 25C. Minimalet në mëngjes zbresin në 3C e 6C.

Të enjten e të premten, më 1 dhe 2 maj do të ketë zhvillime të vransirave lokale orëve të pasdites, që të premtën më vonë, mund të japin kushte për ndonjë rrebesh të izoluar shiu, kryesisht përreth viseve malore. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 22C e 25C.

Në fundjavë më shumë diell, e ditën e diel gradualisht shtrihen vransira të larta. Vazhdon trendi i rritjes së temperatura me maksimale deri në 26C e 28C. Minimalet luhaten kryesisht ndërmjet 5C e 10C. Erërat frynë nga veriu e verilindja të lehta dhe mesatare 5-10m/s. Përgjatë fundjave ndryshojnë drejtimin në jugperëndimore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark